E rëndë! Ndërron jetë tragjikisht punëtori shqiptar në Itali

Një punëtor shqiptar, 44 vjeç, ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ka qenë duke punuar në pyjet e Pescolancianos një ditë më parë dhe po priste një pemë, në momentin kur ka ndodhur ngjarja e rëndë. Ai është gjetur i pajetë në zonën pyjore nga kolegët e tij, por ende nuk dihet saktësisht se çfarë mund t’i ketë ndodhur.

Ndërkohë nga autoritetet po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Pavarësisht ndihmës së shpejtë të punëtorëve të tjerë të kompanisë, shqiptari, identiteti i të cilit nuk jepet nuk arriti që të mbijetonte duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.