Policia spanjolle po heton vdekjen e një 39-vjeçari, trupi i të cilit u gjet brenda një statuje dinosauri.
Autoritetet u njoftuan pasi një burrë dhe djali i tij nuhatën një erë që buronte nga statuja e papier-mâché në Santa Coloma de Gramenet, një periferi e Barcelonës.
BBC shkruan se burri u afrua drejt statujës dhe më pas pa kufomën përmes një çarjeje. Policia tha se burri ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij dhe nuk dyshohet për ndonjë vrasje. Tre skuadra të zjarrfikësve u thirrën në vendin e ngjarjes pasi u zbulua trupi dhe hapën statujën për të nxjerrë viktimën.
39-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mësohet se ra brenda në statujë teksa tentoi të merrte telefonin e tij, të cilin e hodhi brenda statujës. Ai ka rënë brenda statujës dhe mbeti i bllokuar me kokë poshtë, në pamundësi për të thirrur për ndihmë. Autopsia e kufomës pritet të zbardhë shkakun e vdekjes.