Një shqiptar është sulmuar me thikë në mes të ditës në Barcelonë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Consolat de Mar, ku një shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije është qëlluar me thikë.
Personi i plagosur u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ai tashmë është stabilizuar dhe është transferuar në një tjetër spital.
Policia po punon për shkaqet e sulmit dhe deri më tani janë ende të panjohura.