Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Florida, ku një 27-vjeçare shqiptare është gjetur e vrarë me armë zjarri brenda makinës së saj. Sipas mediave të huaja, e reja është gjetur pa shenja jetë, ndërsa në mjet ndodheshin edhe dy fëmijët e saj të mitur.
Shqiptarja, e identifikuar si Joana Peca, me origjinë nga Gjirokastra ishte qëlluar disa herë me armë zjarri, ndërkohë që dy fëmijët e saj, ishin të padëmtuar, por të tmerruar. “Dy fëmijë të vegjël sonte do të shkojnë në shtrat pa nënën e tyre,”-tha e prekur oficerja e policisë, ndërkohë që nuk ka bërë me dije asnjë detaj tjetër.
Aktualisht, Policia ka nisur hetimet për të gjetur autorin e vrasjes së shqiptares, ndërsa mësohet se shumë vite më parë, 27-vjeçares i kanë ekzekutuar babain në Shqipëri.