E TMERRSHME/ Inxhinieri i kompanisë ‘Salillari sh.p.k ‘ , po lufton me jetën në Turqi/ Pëllumb Salillari tenton të fsheh krimin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Guroren e Urës Vajgurore ku një inxhinier i shoq.Salillari sh.p.k , është aksidentuar. E gjithë kjo fatkeqësi i ka ndodhur për shkak të mungesës së kushteve teknike. Tashmë nuk ka më garanci për jetën e tij pavarësisht se personi që ka mbetur i dëmtuar është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Turqi për të marr një ndihmë mjekësore më të specializuar. Të gjithë ne jemi të vetëdijshëm që transportimi i qytetarëve jashtë vendit kryhet vetëm në momentin kur dëmi i shkaktuar është aq i madh sa as mjekët shqiptar nuk e marrin dot përsipër.

Kjo gjendje ka vetëm një fajtor dhe ai është padyshim Pëllumb Salillari që nuk merr asnjë masë. Jo vetëm që nga ana e shoqerise Salillari sh.p.k nuk është denoncuar ky rast, në organet përkatese si polici, prokurori apo Inspektoriati i Punës, drejtoria rajonale Berat ka bërë kompromis me ta me qëllim për të fshehur krimin. Nëse gjithçka do të bëhej duke ndjekur ata çka parashikon ligji, pasojat do të ishin tepër të rënda për shoqërinë Salillari. Sa hipokrizi të mendosh që pavarësisht se ka krijuar një perandori pushteti dhe korr miliarda lekë, përsëri nuk denjon t’u sigurojnë punonjësve të tij disa kushte bazike minimaliste që kushtojnë sa 0.0000000001 përqind e pasurisë së tij.

Kompania Salillari është shëndërruar në një monopol pushteti fal mbështetjes së krimit dhe shtetit, të cilët e kanë favorizuar në tendera duke u rënë në kurriz qytetarëvë. Njerëz lëprës si Pëllumb Salillari kthehen në mburojën e kriminelëve dhe pas krahëve dëmshpërblehet për “punën” e tij të devollshme.