E trishtë/ Vdesin 4 anëtarët e familjes, Audi i zi i mori para në autostradë, thyeu shtyllën elektrike dhe përfundoi në kanal

Tragjedi në Vlorë. 4 anëtarë të një familjeje kanë vdekur dhe 2 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur rreth një orë më parë në autostradën e Vlorës.

Një familje që udhëtonte me një mjet tip Toyota është shuar e gjitha, dy bashkëshortët dhe dy fëmijët e tyre kanë ndërruar jetë. Ata kanë qenë duke udhëtuar me drejtim Vlorën, kur një mjet tip Audi i zi, me shpejtësi “skëterrë” i ka marrë përpara.

Nga përplasja e fuqishme, mjeti Toyota është shkatërruar i gjithi, ndërsa vetë Audi ka dalë nga rruga dhe ka ecur për dhjetëra metra, ka thyer një shtyllë elektrike dhe ka përfunduar në kanal. Shpejtësia e lartë dyshohet se ka qenë shkak i aksidentit.

Aq shpejt ka qenë duke lëvizur mjeti tip Audi, ku të plagosur kanë mbetur shoferi dhe pasagjeri, saqë kur ka rënë në kanal, ka haupur një gropë të madhe në tokë. Forca të shumta policie, kalimtar të rastit dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.

Një prej bashkëshortëve që ndodhej në mjetin tip Toyota, është transportuar në spital bashkë me vajzën e mitur por, fatkeqësisht, të dy kanë ndërruar jetë. Ndërkohë, dy anëtarët e tjerë të familjes kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Në spital aktualisht ndodhen vetëm pasagjeri dhe shoferi i Audit, pasi janë plagosur.