Ekzekutimi i presidentit të Haitit në rezidencën private, mediat kolumbiane: U vra nga rojet e tij

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e presidentit të Haitit Jovenel Moïse. Sipas burimeve të Gazetës kolumbiane ‘El Tiempo’ thuhet se pas vrasjes së 53-vjeçarit dhe plagosjes së gruas së tij, fshihen rojet e tij.

Të premten, Steven Benoit, një politikan i shquar i opozitës dhe ish senator, i tha stacionit të radios lokale ‘Magik9’: “Presidenti u vra nga rojet e tij, jo nga Kolumbianët.”. Ndërkohë, në një raport në revistën kolumbiane Semana, duke cituar një burim anonim, sugjeronte që ish-ushtarët kolumbianë kishin udhëtuar në Haiti pasi ishin punësuar për të mbrojtur Moïse, i cili kishte marrë kërcënime me vdekje.