Ekzekutimi në Shkodër/ Dyshohet se Emiljano Ndou i ka ngacmuar vajzat 47-vjeçarit, Kodra: Më erdhi në majë të hundës

25-vjeçari Emiljano Ndou, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Shkodër nga fqinji i tij me kallashnikov, dyshohet se i ka ngacmuar vajzat 47-vjeçarit.

Dyshohet se palët kanë pasur edhe më herët të tilla konflikte dhe kjo mund të jetë arsyeja që ka çuar Mark Kodrën që të vrasë të riun. Pas ngjarjes së rëndë, Kodra është futur në banesën e tij dhe ka qëndruar aty derisa është prangosur nga policia.

Mark  Kodra mësohet ka thënë para policisë: “Nuk durova më, ma kishte sjellë në majë të hundës