Emergjencë/  Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Bashkia Shkodër bëri sot një kërkesë për shpalljen e gjendjes së emergjencës pasi situata është përkeqësuar duke rrezikuar seriozisht shtëpitë dhe jetën e banorëve në Shirq të Dajçit, pasi shirat dhe shkarkimet në zonën e NënShkodrës janë shtuar shumë.

Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë, shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore.

Kërkesa për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe në Shkodër duhet të shqyrtohet menjëherë.

Bashkia Shkodër mendon se paraqet rrezik për banorët nëse nuk trajtohet shpejt.

Ky është detyrim përkundrejt njerëzve dhe pasurisë së tyre private e publike, thotë BAshkia Shkodër në njoftim.