Edhe pse vetëm 6-vjeç, një vogëlush shqiptar në Itali i ka mahnitur të gjithë me gjestin e tij. Ai vendosi që derrkucin me të gjitha kursimet që kishte mbledhur t’ia dhuronte Kryqit të kuq për fëmijët në nevojë, në mënyrë që edhe ata të kishin lodra për festa.
Kolton Ndoj në prill do të mbushë 7-vjeç. Ai ndjek shkollën fillore në Bregnano dhe tashmë i ka idetë mjaft të qarta. Ndoshta ai nuk ia ka idenë situatës ekonomike në vend por një gjë është e sigurt. Ai e ka mjaft të qartë situatën e vështirë ku jetojnë disa fëmijë.
“Më tha se donte vetëm një gjë, t’i ndihmonte ata fëmijë. Kështu që mendova se nëse ka një organizatë të vërtetë që mund t’i besosh ajo është Kryqi i kuq dhe ndaj ne shkuam tek ata”, tregon nëna e tij.
Vullnetarët u befasuan dhe u prekën shumë kur në vigjilje të Krishtlindjeve panë djalin e vogël i cili u ofroi derrkucin e tij dhe një buzëqeshje të madhe që u ngrohu zemrën