EMRAT/ Shpërndanin drogë, dëbohen nga Italia dy shqiptarët

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë,  të cilët u kapën me drogë dhe nuk kishin dokumentacionin përkatës për qëndrim në vendin fqinj.

Mediat italiane bëjnë me dije se të arrestuarit janë Leonardo Marku 22 vjeç dhe Aleks Avdyli 25 vjeç.

Arrestimi i dy të rinjve është bërë në Parma, pasi në dy shtëpitë që posedonin u gjetën 46 gr të kokainës (një pjesë e së cilës është paketuar tashmë në doza të gatshme për shitje), si dhe substancë prerëse dhe material për paketimin e drogës.

Ndërkohë mësohet se pas arrestimit shqiptarët pa lejë qëndrimi në Itali, janë dëbuar drejt Shqipërisë.

Sipas mediave kapja e tyre është bërë pas shqetësimeve të banorëve të zonës ku vepronin shqiptarët për lëvizje të personave të dyshimtë