Policia e Durrësit ka ndaluar një 24-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar.
I ndaluar është i riu Eralind Pirraçi, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Qafë Plloça”, i finalizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë më datë 03.03.2020, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Eralind Pirraçi, 24 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Shtetasi Eralind Pirraçi i dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtjeshme.