Era e fortë nxjerr jashtë kontrollit një vatër zjarri në Kukës, izolohen flakët në zonat e tjera të këtij qarku

Është përmirësuar situata në Qarkun e Kukësit nga zjarret e rëna, për shkak të temperaturave ekstreme që kanë përfshirë vendin.

Komisioni i Mbrojtjes Civile njofton sot se vetëm një vatër zjarri në Kukës nuk është futur ende nën kontroll, për shkak të erës së fortë, ndërsa që disa vatra të tjera janë izoluar dhe po punohet për shuarjen e flakëve, ndërsa disa të tjera janë shuar plotësisht.

Situata sipas komisionit te mbrojtjes civile:
Nga informacionet e sapo marra për situatën e zjarreve në Qarkun Kukës ju informojmë se:
Në bashkinë Kukës, -Vatra e zjarrit të rënë në afërsi të fshatit Shtanë Nj.Adm.Malzi është shuar plotësisht.
-Vatra e zjarrit të rënë në zonën pyjore afër fshatit Koder Geshtenjë Nj.Ad Kalis është vendosur nën kontroll dhe po punohet për izolimin e plotë të tij. Për shuarjen e kësaj vatre zjarri Krahas punonjësve të Nj.Ad janë angazhuar 17 forca të DMR-së Kukës dhe një mjet zjarrfikse.
-Vatra e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës Nj.Ad Malzi me gjithë punën e bërë nga forcat zjarrfikse të bashkisë Kukës nuk është bërë e mundur futja e saj nën kontroll pasi ka patur erë të fortë në këtë zonë dhe një vijë shumë të zgjeruar të kësaj vatre.