Detaje të reja janë zbardhur ne lidhje me ngjarjen e ndodhur në Tiranë, ku një 24-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një 25-vjeçare.
Bëhet me dije se e reja është nga Arabia Saudite dhe kishte ardhur në Tiranë për pushime, ku ka rënë pre e një ngacmimi seksual.
Joard Meta është 24-vjeçari, i cili ka ngacmuar seksulaisht të renë. Mësohet se Meta i ka dërguar mesazhe banale 25-vjeçares si dhe foto dhe video të tij nudo.
Pas ngacmimeve të vazhdueshme vajza denoncoi rastin në polici dhe i dyshuari u arrestua.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. M., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 25-vjeçare”,