Në përgjime del edhe një takim mes Tushes dhe Lamit në një hotel në Tiranë, ku rezulton se kanë qëndruar në shoqërinë e njëritjetrit për më shumë se një orë. Në një tjetër bisedë është juristja pranë Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Lushnjë, Blerta Turku, e cila mes të tjerash thekson se “Ka dalë Fatosi garant për neve”.
Në dosjen e SPAK, zbardhen të tjera biseda të përgjuara mes kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, dhe biznesmenit Ibrhaim Lami.
Në një prej bisedave, Tushe i kërkon ndihmë biznesmenit që të ndërhyjë për vajzën e tij, e cila ka provim në Mjekësi.
Më tej, në përgjime del edhe një takim mes Tushes dhe Lamit në një hotel në Tiranë, ku rezulton se kanë qëndruar në shoqërinë e njëritjetrit për më shumë se një orë. Në një tjetër bisedë është juristja pranë Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Lushnjë, Blerta Turku, e cila mes të tjerash thekson se “Ka dalë Fatosi garant për neve”.
Në bisedën e përgjuar është momenti kur SPAK u ka dërguar thirrjen për marrjen në pyetje disa zyrtarëve të Bashkisë Lushnjë, pasi ka zbuluar korrupsionin e kryer prej tyre me tenderët publikë. Në një nga përgjimet, i përkon datës 20.09.2020, ku shtetasi Flamur Peqini (drejtor i Ndërmarrjes së Pasurive Publike) zhvillon një bisedë telefonike me shtetasin Arben Avduli, i cili sipas tij, edhe pse i përmbushte të gjitha kriteret për të fituar tenderin, është skualifikuar në mënyrë të padrejtë.
PJESE NGA PERGJIMET NE DOSJEN E SPAK
Në bisedën e datës 25.09.2020, ora 09:11, mes Fatos Tushes e Ibrahim Lamit, ata bisedojnë si më poshtë:
Fatos Tushe: Alo, si u gdhive? Ajo sot në 11 ka atë të Mjekësisë, atë konkursin dhe në 2 të Stomatologjisë …
Ibrahim Lami: Në orën dy… po ai i yti a është aty … po mirë ja të marr dikë në telefon dhe të ta çoj numrin unë, megjithëse nuk e takon dot sot se është mbyllur krejt perimetri dhe as hyn e as del njeri prej aty…
Fatos Tushe: Po sot është konkursi… po ç’a bohet, ç’a zgjidhje ka
Ibrahim Lami: Vetëm ta marr pasdite në telefon unë atë, se duhet t’ia kishim thënë përpara ne asaj … që dje … t’ia kishim thënë dhe ta takoheshim se sot i kanë fik telefonat dhe as për të dalë përjashta nuk i lënë … po të shkoj ta shoh … nejse të hyjë tashti dhe ta takojmë pasdite ne, mund të bëjë noj gjë … të shohim pasdite ta marr unë në telefon pas konkursit dhe të shohim ca mund të bëjë.
Fatos Tushe: Po mund të na ndihmojë thu?
Ibrahim Lami: Po unë do t’i them… bëje dhe një kafe do t’ia japim … ajo do shofi interesin e vet … e pra.
Fatos Tushe: Ore, pa diskutim fare ore…
Ibrahim Lami: Po ajo do na thotë o po, o jo … po ti shihe dhe naj gja tjetër që mos të jesh vetëm në këtë shpresë këtu … e kupton?
Fatos Tushe: Po është përgatit ajo goca ore… po a është e vështirë…
Ibrahim Lami: Po nëse është përgatit, është në rregull, mos e vrit mendjen … vetëm mos të jetë shumë mbrapa atyre vendeve që futen… por, po qe afër, një shtyrje ia japim.
Fatos Tushe: Eee, jo mo se nuk do jetë shumë mbrapa.
Ibrahim Lami: Nëse është përgatit, do e gjejmë një zgjidhje … ja do e marr unë pas provimit.
Edhe të dhënat e përftuara nga raport-shërbimi, datë 30.09.2020, njoftojnë se shtetasi Fatos Tushe dhe Ibrahim Lami njihen, ata janë takuar së bashku në këtë datë në hotel X, në Tiranë, ku rezulton të kenë qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit nga ora 11:10 deri në orën 12:20. Aktet njoftojnë se kompania X dhe Y ka ushtruar në vijim ankim pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Për këtë arsye, midis shtetasit Fatos Tushe dhe Ibrahim Lami zhvillohet bisedë në datë 05.10.2020, ora 08:30 PM, ku kërkohet prej Fatosit që Ibrahimi të ndërhyjë për të mbyllur këtë problem. Biseda e zhvilluar ka këtë përmbajtje:
Ibrahim Lami: Ai ma nisi mua, ky Genti ma nisi mua …, ai plehra kishte bërë ankesë atje ai…
Fatos Tushe: Po, e di unë atë plehrën, po shko takoje atë njëherë, ti thotë T…, ta mbylli për punë tre-katër ditësh.
Ibrahim Lami: Ja t’i them B… tashi, direkt tashi sa të shkoj direkt… atë mirë e kam Elin…
Fatos Tushe: Po, ja mëson atje matanë ai se ka mësim pasdite dhe ngrihet vonë në mëngjes … ikën në 11:30 deri në 3:30…
Biseda tjetër zhvillohet mes Arben Avdylit dhe Flamur Peqinit:
Arben Avdyli: Drejtor, si je?
Flamur Peqini: Mirë, Beni, si je ti?
Arben Avdyli: Unë të mora sepse të kam mik dhe nuk dua që … të jem kështu ndaj teje dhe ndaj atij të madhit, unë kam arritur sot që po flas me ty… dhe i kam të gjitha në dispozicion. I kam marrë përmes firmës tjetër dhe i kam marrë letrat që të ka çuar firma dhe i kam të gjitha në zyrë. Dhe i di të gjitha gjërat se çfarë janë bërë, normalisht skualifikimi im është zero se ata kamionçinat i ka kështu … punëtorët s’i ka, kontejnerët s’i ka… të gjitha gjërat s’i ka dhe e ke kualifikuar… përgjegjësia ime është te ty dhe ata që kanë firmosur dhe nuk janë tek ata që urdhërojnë, unë ta them si mik.
Biseda e zhvilluar më datë 23.09.2020 ora 05:50 midis shtetasit Bujar Murati, administrator i firmës së prokurimit, dhe Ibrahim Lami, njofton se këta shtetas janë kushërinj me njëritjetrin. Shtetasi Ibrahim Lami, sikurse rezultoi në vijim të bisedave të përgjuara, rezulton lidhje shoqërore e shtetasve Fatos Tushe, me detyrë kryetari i Bashkisë Lushnjë, dhe Flamur Peqini, me detyrë drejtor i Ndërmarrjes Publike, Bashkia Lushnje. Pavarësisht se fitues i prokurimit “për rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatin Bishqethëm dhe Bitaj, Njësia Administrative Kolonjë”, ka dalë firma “Euro-Alb shpk” me administrator shtetasin Bujar Murati, kushëri i shtetasi Ibrahim, të dhënat e përfituara njoftojnë se punimet janë kryer nga subjekti Ibrahim Lami. Biseda e mëposhtme konfirmojnë kryerjen e punimeve nga subjekti Ibrahim Lami, si dhe flitet për ankesat e depozituara nga firma “Avdyli” shpk. Në bisedë shfaqet dhe kujdesi nëse bisedën duhet ta bënin në telefon apo “Whatsapp”. Biseda e zhvilluara ka këtë përmbajtje:
Ibrahim Lami: Urdhëro, se mos je i zonë.
Bujar Murati: Kushe, ça bone?
Ibrahim Lami: U ktheve nga Berati apo jo?
Bujar Murati: Po, u ktheva se kam çu çunin në futboll.
Ibrahim Lami: Tashi dy pyetje të vogla kam, a të marr në “Whatsapp” apo këtu se nuk ka naj gja…
Bujar Murati: Jo, ore, po fol se për punën flasim ne ça të duam.
Ibrahim Lami: Tani kontratën mes meje e teje si do e bëjmë?
Bujar Murati: Do e bëjmë me nënkonratim siç kemi rënë dakord, ti m’i pret mua, unë ia pres shtetit
Ibrahim Lami: Në rregull … tashi ata m’i presin mua fatura
Bujar Murati: Ata të inerteve. Po ty do të t’i presin… jo se dhe me m’i pre mua nuk ka noj të keqe, ma mirë se na ndihmo noj çik … por t’i merri sikur je t’u punu vetë or shok… a e kupton. Se ti i merr dhe i justifikon TVSH tarte dhe m’i kalo mua Ibrahim Lami: Pyetja tjetër?
Bujar Murati: Më duhet një firmë se do firmos dhe vulos se na thanë ky…
Ibrahim Lami: T’i firmos dhe vulos unë pa merak. Janë çunat aty, vula është aty dhe po nuk jam unë, nuk ka problem.
Bujar Murati: Rrofsh o kushe..
Ibrahim Lami: A ka naj gja andej.. naj të re .. a ka ba gja deri tani ..
Bujar Murati: Ku mo, ma thuaj…
Ibrahim Lami: Ai mo ai në Lushnjë mo…
Bujar Murati: Ai është anku.. a kemi pas ne noj…se ka shku pa strumbullarë se erdhi ai i madh sot i cik dhe pimë kafe dhe kemi dikë aty që jep informacion kështu… A kemi pas noj kamion në përdorim vetjak?
Ibrahim Lami: Nuk e kam idenë kusho…
Bujar Murati: Se ne kemi kamiona mo kusho.. si i ke të gjithë kamionët e mi i ke në dispozicion.
Ibrahim Lami: Po të tutë kam vu un kamionët e tu…
Bujar Murati: Po në përdorim vetjak ne nuk kemi.. se në ankesën që ka bërë ai, a ke parasysh që e kemi nxjerrë ne sa ka ai kamionë vetjakë në përdorim jo të firmës, ka thënë ai se ka dhe firma jonë ashtu kamionësh..
Ibrahim Lami: Atje ti ke një person, një jurist që e nxjerr informacionin sepse është e habitshme, sepse aty vjen gjithmonë.
Bujar Murati: Ore, e padiskutueshme ajo se aj ishte egërsu fare dhe tha do të qëroj fare do t’i shkarkoj të gjith, do t’i degjeneroj, por ma mirë mos ta marr vesh tani gjatë këtij vit…
Ibrahim Lami: Ti e din se kushoja jot nuk gabon kollaj…
Bujar Murati: Jo, jo, atë nuk e diskutoj fare se ia pata thanë un herën tjetër .. ma merr menja tha i shkreti se është drejt me Zotin aj është babaxhan ..
Ibrahim Lami: Herë të tjera mos i ço andej, thuaj bëj vetë aty…
Bujar Murati: Po, pra, po…
Ibrahim Lami: Mirë, kusho, pa merak fare, vulë dhe firmë shko te zyra, materialet të gjitha në emrin tat i ke gati, kontratën do e bëjmë siç kemi ra dakord dhe jepi zjarr kusho ..
Bujar Murati: Rrofsh ti faleminderit i vura piketimet sot .. i vuri ai Sandi.
Aktet njoftuar se Ndërmarrja e Pasurisë Publike si Autoritet Kontraktor ka ngritur Komisionin për Shqyrtimin e Ankesës së përbërë nga Ani Simoni me detyrë arkëtare në NPP, Andri Musho, specialist në NPP dhe Bektash Nexham, me detyrë specialist në NPP, për shqyrtimin e ankesës së paraqitur nga firma “BOE Avduli shpk” dhe “Bahas SHPK”. Më datë 24.09.2020, rezulton e provuar se është shqyrtuar nga KSHA pranë NPPP Lushnjë ankimi i firmës “Avduli shpk”, duke u rrëzuar ankimi. Në lidhje me këtë fakt, më datë 24.09.2020, ora 08:12, shtetasi Flamur Peqini komunikon me shtetasin Ibrahim Lami duke e njoftuar se kërkesa ishte rrëzuar dhe “çdo gjë ishte kopsitur”. Biseda e zhvilluar ka këtë përmbajtje:
Ibrahim Lami: Ç’a bane mirë..
Flamur Peqini: Mirë, ja në shpi për momentin…
Ibrahim Lami: A i kthyet përgjigje atij?
Flamur Peqini: Ia bëra gati, nesër do t’ia nis me postë pa merak fare.
Ibrahim Lami: E mirë, me shefin jam un, po pimë kafe …
Flamur Peqini: Ja rrezume atë qe don ai .. dhe te bëjë çfarë të dojë ai me ata të vetën, un ia bëra gati, ia kopsita të gjithë dhe nesër do ja nis me postë.
Ibrahim Lami: Po ishalla nuk e çon më andej ai…
Më datë 28.09.2020, ora 12:26, midis shtetasit Flamur Peqini, me detyrë drejtor i Ndërmarrjes Publike Bashkia Lushnje, dhe shtetasit Ibrahim Lami zhvillohet sërish bisedë në lidhje me ankimin e paraqitur nga firma “Avdyli” shpk.
Biseda ka këtë përmbajtje:
Flamur Peqini: Ia çuam përgjigjen që të premten. Unë tani ia qëndisa, ia çova, tani shohim ça do bëjë ai. Po kushedi, ça të them unë.
Ibrahim Lami: Tashi, ku ka të drejtë të ankohet ai? A ju vë në dijeni juve ai?
Flamur Peqini: Ankohet aty tani tek APP dhe normal na vë në dijeni dhe neve ai na nis një shkresë dhe ne si rregull nuk bie dakord me përgjigjen dhe ai bën një ankesë tek APP.
Ibrahim Lami: E marr vesh, e marr vesh, po si kaq burrë i poshtër qenka ky o..
Flamur Peqini: Më të poshtër nuk ka ku gjen, po ne e bëmë atë që duhesh bërë
Ibrahim Lami: E di ti ca halli kam un, se dikush aty nga mrena ia ka çuar një informacion atij
Flamur Peqini: Jo nga aty jo, por nga ata lart po…
Ibrahim Lami: Nuk e di se një ia ku çu.. këtë mbaje për vete se ma tha Kryetari mu do të gjejë tha do t’i q…nënën tha.
Flamur Peqini: E di un e di, kam dhe un një aludim aty lart që ka folë gjithmonë, ai jurist, jo ky. Flas për juristin, jo ky se nuk arrin deri në atë fazë ky..
Ibrahim Lami: S’e di jo, mirë është të dalë se ai këtu ke të hajë veten me dhëmbë se nuk e lë B…këtë herë këtë punë.
Bisedat e zhvilluara midis shtetasit Fatos Tushe, kryetari i Bashkisë Lushnje dhe Ibrahim Lami, më datë 24 dhe 25.09.2020, njoftojnë se ata njihen dhe kanë miqësi.
Bisedë më datë 24.09.2020, ora 10:33:
Fatos Tushe: Si u gdhive, ça po bën?
Ibrahim Lami: Hiç, si u gdhive ti, ca bën?
Fatos Tushe: Un nuk erdha dot sot se fola me atë dhe e lashë javës tjetër, por un nesër do jem në Tiranë se ka goca provimin dhe do jem atje .. se më morën që në mjes këta të Erjon…me këta raportimet. Por këtë tërmetin se u ndje këtu dola tu pi cigare.
Ibrahimi Lami: E ngjova, e ngjova, në Lushnjë ishte ajo..
Fatos Tushe: Ti ca po bën…?
Ibrahim Lami: Hiç o hiç ia piva një kafe me B…dhe tha bëjeni mbledhjen vetë se do flas me Fatosin.
Fatos Tushe: Epo mirë të jetë mirë. A vajti në Parlament oo?
Ibrahim Lami: Po vajti! Biles e çova unë
Fatos Tushe: Pse s’ishte ai çuni apo i dha dermën atij prapë
Ibrahim Lami: Jo, mo, si dermën, por më dha një dy fletë rrapi për te puna atje lart dhe hajt isha për mbarë.
Nga Panorama