ESKLUZIVE: Antarja e KPK Brunilda Bekteshi drejt burgut/Avokatja Orgesa Serani “Drejtësia është e fortë dhe të fortët të jenë të drejtë”

Brunilda Bekteshi është kallzuar penalisht nga shoqata e prokurorëve “Drejtësi për Drejtësinë”, për falsifikim dhe refuzim për të  deklaruar, vepra penale këto të dënueshme nga Kodi Penal Shqiptarë.

Ajo është akuzuar se ka lidhur një kontratë shit-blerje apartamenti në vitin 2007, në shumën 3,100,000 lekë dhe pretendon se e ka marë me një kredi bankare prej 54.000 euro në bankë NBG-Durrës.

Dyshimi lindi nga ana e shoqatës së prokurorëve “Drejtësi për Drejtësinë”, se si është e mundur që Brunilda Bekteshi, ka marrë një shtëpi në 2007 me kredinë e marrë në vitin 2009, por edhe si është  e mundur që Brunilda Bekteshi ka marrë një vlerë 54.000 euro, kur banesa është blerë 3.100.000 lekë.

Po kështu huaja bankare e marrë është shlyer brënda një afati 5 vjeçar, duke krijuar dyshime mbi të ardhurat e siguruara për mbylljen e kredisë. Gjithashtu në dy kallëzimet theksohet më tej se këto të dhëna, nuk janë pasqyruar saktë nga Brunilda Bekteshi, në deklarimin e pasurisë gjatë fillimit të detyrës si komisionere në vitin 2017, fakt ky i evidentuar edhe nga SPAK.

Pas kallzimit të bërë nga  fakte janë hetuar nga ana e shoqataës së prokurorëve “Drejtësi për Drejtësinë” institucioni i SPAK filloi hetimet dhe menjëherë  dhe në mënyrë të çuditshme ka kërkuar në gjykatë mbylljen e tyre me arsyetimin se fakti nuk përbën vepër penale.

Në një intervistë eskluzive që ne i kemi bërë Administratores së “Studio Ligjore Jurisprudenca” dhe njëkohësisht dhe avokates së çështjes Orgesa Serani, arritëm të marim disa informacione me të detajuara që janë të nevojshme për tu publikuar.

Pyetje: Avokate Serani, mund të na thoni se çfarë lidhje keni ju me  rastin konkret dhe si e keni marrë përsipër ta merni në mbrojtje këtë çështje kaq sensitive për publikun dhe drejtësinë në tërësi?

Përgjigje:Nga ana e “Studio Ligjore Jurisprudenca”, ku unë jam administratore është marrë  në mbrojtje çështja me palë kallzuese shoqata e prokurorëve “Drejtësi për Drejtësinë” , dhe e kallzuar Brunilda Bekteshi. Kjo çështje është marrë nga ana jonë mbasi ne kemi studiuar dosjen kemi konstatuar një mori shkeljesh të bërë nga antarja e “KPK” Bekteshi. Mbas një mbledhje kolegjiale  me stafin e“ Studio Ligjore Jurisprudenca” dhe menduam që drejtësia duhet të filloj të bëhet nga ata që kanë për detyrë të bëjnë drejtësinë, pra në rastin konkret drejtësia duhet të filloj nga  antarët e “KPK”, për mënyrën se si ata janë zgjedhur dhe aq më tepër për mënyrën që ata punojnë, por rasti në fjalë , jemi çuditur pasi Bekteshi  ka kryer pafund  veprime fiktive  që bien ndesh me ligjin.

Pyetje: A mund të na thoni se cilat janë këto veprime fiktive  që bien ndesh me ligjin?

Përgjigje:I nderuar gazetar, ju them se situata e antares së KPK Brunilda Bekteshi është më e rënduar se sa ju e keni paraqitur në mendia dhe për këtë duhet të keni durim dhe besim pasi e drejta do vonoj por do të jetë e plotë dhe cilido shkelës ligji do të marrin dënimin e merituar.

Në emër të “Studio Ligjore Jurisprudenca” ju falenderojmë që jeni zëri i së vërtetës dhe pa çensurë keni publikuar, hap pas hapi, veprime të paligjshme të kryera si nga antarët e sistemit të drejtësisë, njëkohësisht dhe nga Antarë  të “KPK” të cilët në mënyrë të dukshme kryejnë veprime anti ligjore.

Por duke qënë se nga ana jonë kjo çështje është kthyer për hetime të mëtejshme, nuk mund tju japim informacione, mbi dosjen hetimore pasi mund të cënonte punën e  që po kryhet me përkushtim nga SPAK.

Pyetje: A jeni të vendosur ju që këtë kauzë ta ndiqni deri në fund pavarsisht barrjerave që mund të hasni  duke u nisur nga pozicioni i punës së antarës së KPK Brunilda Bekteshi?

Përgjigje:“Studio Ligjore Jurisprudenca” e ka marë parasysh këtë fakt, por  kemi zgjedhur të jemi “STOIK”, të vendosim një gurë themeli për “Republikën e Shqipërisë”, për të ardhmen tonë, dhe të kombit tonë, ti shërbejmë atëdheut i cili ka vuajtur prej shëkujsh nga persona të cilët janë zgjedhur pa meritë, dhe ta bëjmë vëndin si Europa, të ndërshkojmë krimin dhe persona të cilët pa meritë ose në mashtrim të ligjit ka kanë përfituar vënde pune kaq delikate, dhe kanë në dorë fatin e drejtësisë dhe integrimit të vëndit në Bashkimit Europian. “Drejtësia është e fortë dhe të fortët të jenë të drejtë”  tha Serani.