Pranë Ministrisë së Drejtësisë është përcjellë shkresa e shtetasëve Nexhmije Quka dhe Anda Çela, protokolluar më datë 13.01.2021, me anë të së cilës kërkohet marrja e masave disiplinore ndaj gjyqtarit Ken Dhima. Shtetaset e mësipërme ngrejnë pretendimet se:
- Ankueset bëjnë me dije se shoqëria “Zdravo” sh.p.k ka ndërtuar në qytetin e Lushnjes një objekt shumëkatësh me anë të dokumentave të falsifikuara. Ankuesit nën cilësinë e pronarëve të truallit, kanë depozituar një kallëzim penal për falsifikim të dokumentave në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje.
- Lidhur me këtë kallëzim penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje, ka kërkuar pushimin e çështjes, por ka konstatuar faktin e falsifikimi të dokumentave nga shoqëria “Zdravo”.
- Pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, gjyqtari Ken Dhima, edhe pse me vendimin gjykate ishte konstatuar si falsifikim i dokumentave nga ana e firmës “Zdravo” sh.p.k, ka vendosur të pranojë padinë e kësaj firme dhe e paditur A.SH.K Lushnje, ku shoqërija “Zdravo” sh.p.k, kërkontë nga ASHK Lushnje të regjistronte objektin shumëkatësh, të refuzuar prej ASHK Lushnje.
- ASHK Lushnje ka kundërshtuar veprimet përmbarime për ekzekutimin e vendimit dhënë nga gjyqtari Ken Dhima. Për këtë arsye përmbaruesi privat ka i kontraktuar nga shoqëëria “Zdravo” sh.p.k, ka iniciuar një tjetër proces gjyqësor ku kërkon detyrimin e ASHK Lushnje që të bëjë ekzekutimin e vendimit, çështje që i ka rënë përsëri përsipër gjyqtarit Ken Dhima. ASHK Lushnje ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit edhe pse ishte në dijeni të kësaj kërkese. Ndërkohë kërkesa për përjashtim të gjyqtarit Ken Dhima i është caktuar gjyqtarit Bevis Shehaj, i cili me vendim nr. 196 datë 14.02.2020 ka vendosur: “pranimin e kërkesës për përjashtimin e gjyqtarit Ken Dhima”.
Referuar ankesës së bërë dhe informacionit nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, rezulton se pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, është e regjistruar çështja civile me objekt “Vendosjen e sanksioneve ligjore për mosekzekutimin e vendimit apo urdhërat e gjykatës për vendosjen e sanksioneve ligjore për moskryerjen e veprimeve nga ana e debitorit, ndaj ASHK Lushnje”.
Në seancën tjetër datë 18.11.2020, gjyqtari Ken Dhima ka vendosur pranimin e kërkesës së Zyrës së Përmbaruesit Gjyqësor Privat Bujar Mëhilli, dënimin me gjobë në masën 100.000 lekë të titullarit të ASHK Lushnje, marrjen e masave administrative ndaj titullarit të ASHK Lushnje dhe paraqitjen e kallëzimit penal ndaj titullarit të ASHK Lushnje.
Gjithashtu pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, është refgjistruar kërkesa Nr. 196 datë 11.11.2020 me objekt “Përjashtimin e gjyqtarit Ken Dhima alias Krenar Gjoka, nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore me Regjistër Themeltar nr. 137 datë regjistrimi 08.09.2020.
Në seancën e datës 14.12.2020, me vendim nr. 196 datë 14.12.2020, gjyqtari Bevis Shehaj ka vendosur pranimin e kërkesës për përjashtimin e gjyqtarit Ken Dhima. Pra rezulton se ndërkohë që po zhvillohej procesi gjyqësor me gjyqtar Ken Dhima, ASHK Lushnje ka kërkuar përjashtimin e këtij gjyqtari nga gjykimi i çështjes më datë 11.11.2020.
Gjithashtu, nga procesverbali i seancës gjyqësore më 18.11.2020, gjyqtari Ken Dhima në dhënien e vendimit përfundimtar, rezulton se ka mospërputhje midis dispozitivit të procesverbalit të mbajtur në seancë dhe dispozitivit të vendimit të dhënë nga gjyqtari Ken Dhima, në kundërshtim me nenin 118 të K. Pr. Civile.
Për sa më sipër Ministria e Drejtësisë vlerësoi shqetësimin e ngritur nga shtatëset Nexhmije Quka dhe Anda Çela ndaj gjyqtarit Ken Dhima dhe është vlerësuar se ka vend për fillimin e hetimit disiplinor ndaj tij.