Eskluzive:Ja prokurori që fqvorizon biznesmenin Helidon Gjikoka

Shtetasi Ilr Koka ka bërë Kallzim për Shtetasin Helidon Gjikoka  në prokurorinë Vlorë cështje e cila poa bënë mbi 2 vjetë që fle gjum në këtë institucion

Bëhet fjalë për një çështje penale që është në hetim e sipër nga prokuroria e Vlorës  dhe ka si objekt abuzimin me pronat në Dhërmi. Për këtë çështje prokuroria e Vlorës  fle gjum para veprës penale të pastër dhe dyshohet për veprimtari Kriminale (korruptive midis pronar me letra i “Ambel Beach”) dhe prokurorisë Vlorë , i cili mësohet se po hetohet nga prokuroria, për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave”, lidhur me tjetërsimin e një sipërfaqe toke dhe objekteve në Dhërmi.

Helidon Gjikoka, i ka marë pronën nëpërmjet dokumentave të falsifikuara, pronarit të ligjshëm Ilir Koka.

Helidon Gjikoka është  strumullari i mega skandalit, ku rezulton se disa vite më parë shtetasi Helidon Gjikoka, mer me qira një pronë dhe disa objekte në Dhërmi nga shtetasi Ilir Koka dhe jo sic pretendon Helidon Gjikoka është ndërtuar prej tijë dhe është legalizuar .

Synimi i Helidon Gjikoka nuk ishte biznesi dhe poseidimi I kësaj pasurie me Kontratë Qiraaje por përvetësimi i kësaj prone, e cila është e pozicionuar, buzë bregdetit në Dhërmi dhe bëhet fjalë për një hotel dhe një truall.

Objektin, Helidon Gjikoka, ka arritur ta përvetësoj nëpërmjet dokumentave të fallsifikuara dhe bërë pronar nëpërmjet sistemit të legalizimit të objekteve të cilat I ka pasur ,me Qira.

 Shumë zyrtare të lartë në qytetin e Vlorës, janë përfshirë në këtë mega skandal korruptiv. Fillimisht del në lojë ish-drejtori i Aluiznit Vlorë, A.Rr, i cili bëri pronar Helidon Gjikoka, biznesmenin i cili e mori me qira këtë pronësi.

Zinxhiri korruptiv në këtë mega skandal përfshin edhe gjyqtare dhe prokurorë në Vlorë, të cilët janë bërë mburojë dhe palë me korrupsionin për të mbyllur sytë dhe mos hetuar sesi u bë pronar i një prone në bregdetin në Dhërmi, Helidon Gjikoka personi i cili mori në fillim me qira pronën e provuar me kontratë noteriale.

Që të bëhësh palë me prokuror dhe Gjyqtarë kalon vetëm në një rrugë, vetëm ajo Korruptive.

Theksojmë se në prokurorinë vlorë është bërë kallzim dhe po bën mbi 2 vite që kjo dosje fle gjum në këtë institucion, ku nga mëngjesi në darkë bëhn pazare, ashtu sic është bërë në rastin konkret.

Një ndër prokurorët e kësaj cështje është Albert Kuliçi, me origjinë nga Tropoja, i cili ka patur në dorë vitet e fundit çështjet më të bujshme në Vlorë, duke filluar nga skandali i madh i tjetërsimit të pronave në Karaburun dhe Zvërnec, ku i përfshirë ishte edhe biznesmeni Pëllumb Petritaj dhe 4 zyrtarë u dënuan me burg, deri te koncesioni i parkingjeve në qytetin bregdetar, i cili u anulua pasi u konstatuan një seri shkeljesh.

Kuliçi ka hetuar edhe një aferë në Albpetrol, si dhe ka kërkuar vendosjen e sekuestros për një pallat 11 katësh në Vlorë, për të cilin u akuzua për shpërdorim detyre ish-kryebashkiaku Shpëtim Gjika.

Prokurori Kuliçi nuk i është nënshtruar ende procesit të vetting-ut.

Para disa kohësh i është vendosur dhe  tritolit në makinën e prokurorit Kuliçi, teksa ajo ishte parkuar.

Ky prokuror është shquar për korrektesë në kryerjen e detyrës dhe nuk shquhet shumë për devijim nga drejtësia ku dhe ka sakrifikuar si më sipër

Por rasti konkret është skandal pasi ky prokuror ka shkelur haptaz ligjin në dëm të shtetasit Ilir Koka , prokurori është jashtë cdo afati ligjor në hetimin e cështjes së më sipërme.