Në datën 29.10.2020 është publikuar lajmi se: Fenomeni “Hamitaj” dhe garancitë procedurale në reformën në drejtësi Valbona Sanxhaktari, që kanë konkuruar në Shkollën e Magjistraturës kanë patur të njëjtin “Fat” me komisionerin Lulëzim Hamitaj.
Lajmi i mësipërm ka si burim www.tirananews.al lajm i cili nuk është konfirmuar nga ana jonë por presupozohet se është verifikuar nga publikuesi.
Në datën 2020/10/30 at 10:56 pm nëpërmjet emailit , valbona.Sanxhaktari@kpk.al, drejtuar redaksisë tonë na është bërë me dije se Valbona Sanxhaktari nuk ka konkurruar në shkollën e Magjistraturës dhe ngre akuza se nga ana jonë shpërndahet informacion fallco.
Nga ana jonw i bwhet me dije Valbona Sanxhaktarit se , www.infront.al ka si qëllim informimin e drejtë të publikut, duke i vënë në dispozicion informacion të saktë, korrekt, dhe të bazuar në prova konkrete,me qëllim paanshmërinë midis palëve në materialet që publikojmë.
Qëllimi ynë është arritja e objektivit i cili është informimi sa më i drejtë të publikut, dhe njëkohësisht, duke qënë kritik ndaj veprimeve të padrejta që bëhen nga persona të caktuar në institucionet shtetërore, me qëllim bërjen e një oponence të shëndosh që i shërben një shteti demokratik dhe një shteti të së drejtës.
Për sa më sipër nëse lajmi i datës 29.10.2020 pretendohet se është informacionin fallco që qarkullohet nga ana jonë, ky fakt nuk është i vërtetë pasi ka si burim www.tirananews.al i cituar në fund të lajmit.
Nësë nga ana e www.tirananws.al nuk ka transmetuar një lajm i pa verifikuar nuk është problem i yni.
Nëse nga ana jonë është transmetuar një lajm i rrem i www.tirananews.al i kërkojmë ndjesë komisioneres Valbona Sanxhaktari .
Nga ana jonë është publikuar, dhe do të publikohen lajme të cilët janë vetëm me prova të bashkalidhura , jo shpifësie, dhe jo Fallco, siç ndoshta me të drejtë komisionerja Valbona Sanxhaktari pretendon.
Ditët në vijim ,çdo lajm do të jetë me prova të bashkalidhur, për komisioneren Valbona Sanxhaktari, ose për çdo subjekt tjetër shtetëror ose privat.