Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB për luftën kundër korrupsionit.
Në fjalën e saj, Gjonaj u shpreh se qeveria shqiptare është angazhuar në luftën kundër korripsionit dhe krimit të organizuar. Ndër të tjera Gjonaj vuri theksin tek Reforma në Drejtësi, ku tha se po zbatohet me rigorozitet, duke ndëshkuar edhe profile zyrtarësh që janë në nivele të larta korrupsioni.
“Lufta kundër korrupsionit është në krye të axhendës e këtij sesioni të posaçëm të Asamblesë së OKB. Bëhet fjalë për masat parandaluese dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për të forcuar luftën kundër korrupsionit, e ndërsa është një punë që po bëhet në këtë drejtim edhe nga mënyra sesi qeveria shqiptare ka zgjedhur që ta fokusojë edhe punën dhe orientimin e saj të qeverisjes. Është një përqendrim shumë i madh që po i bëjmë edhe luftës kundër krimit të organizuar dhe luftës kundër korrupsionit dhe shumë hallkave të tjera që lidhen me krimin e organizuar në vendin tonë. Duke nënvizuar edhe faktin e bashkëpunimit ndërkombëtar për ta bërë të mundur këtë dhe për ta realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Nënvizoj edhe ndëshkimin që duhet të marrë korrupsioni, duke patur parasysh dhe realizimin e reformës në drejtësi që po zbatohet me rigorozitet, duke ndëshkuar edhe profile zyrtarësh që janë në nivele të larta korrupsioni. Vë theksin në organizimin që po merr qeveria shqiptare kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar, në të gjitha nivelet, kryesisht ato shtetërore”, u shpreh Gjonaj.