Fantazma e vajzës së vrarë nuk e lë rehat në burg

Fantazma e vajzës së vrarë nuk e lë rehat në burg

Mark Bridger i ka treguar një të burgosuri tjetër se torturohet nga pamjet e shpirtit të vajzës pesëvjeçare, që i paraqiten gjatë natës. Këto ankesa të tij janë të përfshira edhe në dokumentet zyrtare të burgut, të cilat i ka parë “Daily Mirror”. Ato ankesa asnjëherë nuk ishin bërë publike gjatë procesit të gjykimit të Bridger-it. Çka thotë “cimeri”? Në një deklaratë të regjistruar, “cimeri” i Bridger-it në burg thotë se ky i fundit i ka thënë se, gjatë natës, vizitohet nga një fantazmë. “Ai beson se kjo fantazmë është shpirti i vajzës April Jones, të cilin shpirt e ka sjellë aty shpirti i një burri të ndjerë. Kur më kishte treguar për këtë fantazmë, Bridger ishte tepër i shqetësuar”. Ish-punëtori i thertores, Mark Bridger, 48-vjeçar, kishte rrëmbyer vajzën April në vendin e quajtur Machynlleth, Powys, në Uells të Britanisë, para se ta vriste atë dhe ta humbte kufomën e saj në tetor të vitit 2012.

Në maj të vitit 2013 ai u dënua me burg të përjetshëm, pa të drejtë ankese. Deklaratat bizare të vrasësit Bridger ishte arsyetuar duke thënë se, pa dashje, kishte shkel me veturë vajzën dhe nuk i kujtohet më tej se çka kishte ndodhur, meqë kishte qenë i dehur. “Cimeri” i tij në burg thotë se edhe atij ia kishte thënë të njëjtin version të ngjarjes. “Ai më tha se pa dashje kishte shkelë një vajzë të quajtur April Jones, duke e vrarë atë, por policia nuk i kishte besuar dhe e kishte dënuar për vrasje. Bridger me këmbëngulje mohonte ta kishte keqtrajtuar seksualisht vajzën. Mua më bëri përshtypje fakti se, çuditërisht, ai sikur ishte i lumtur derisa më tregonte sesi e kishte vrarë atë vajzë, por dukej i dëshpëruar që, me çdo kusht, të ma bënte me dije se në këtë ngjarje nuk kishte pasur asgjë seksuale.

Bridger më pas më ka treguar sesi në shtëpinë e tij kishte gjak dhe ai kishte provuar ta pastronte atë. Ai po ashtu përmendi edhe faktin se, në një moment, atij i kishte ardhur për të vjellë”. I burgosuri tjetër tregoi edhe se Bridger kishte pranuar t’i kishte larë rrobat të cilat i kishte pasur veshur kur e kishte vrarë April-in, sikur që kishte pastruar edhe pjesën e brendshme dhe të jashtme të veturës së tij “Land Rover”. Rrëfimi i pjesshëm Në shtëpinë e tij, në oxhak, janë gjetur copëza të eshtrave. Thuhet se Bridger ia kishte pranuar një prifti ta ketë hedhur kufomën e April-it në një lumë. Por, më pas, pedofili ka refuzuar që të jepte informata më të sakta, duke ua privuar kështu prindërve të vajzës së ndjerë, Paul dhe Coral, dinjitetin e varrosjes së vajzës së tyre. Bridger tani gjendet në burgun “Wakefield”, ku gjenden disa nga kriminelët më të mëdhenj të Britanisë.