Në përpjekje për të shmangur një aksident tragjik, makina me targa “AA 338 TF” është shkatërruar ndërsa shoferi ka marrë plagë të lehta.
Një automjet tip benz ka dalë nga rruga në aksin Fier-Patos pranë fshatit Portez.
Automjeti me targa ka shmangur një tjetër automjet duke përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit është dëmtuar lehtë, ndërsa makina është shkatërruar plotësisht.
Pranë vendit te ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe po punohet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.