Fishek në dritaren e zyrës, kërcënohet prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami

Drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë në Përmet, Asllan Bajrami është kërcënuar.

Bëhet me dije se prokurori Bajrami ka gjetur në dritaren e zyrës së tij një fishek të modelit 56. Si duket fisheku është një “mesazh” për prokurorin.

Bajrami ka depozituar një kallzim në polici, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet nga institucionet përkatëse.

Burime për media bëjnë me dije se prokurori së fundmi ka marrë në celular edhe thirrje nga numër i privat.