Një foto e senatorit amerikan Bernie Sanders gjatë inagurimit të presidentit Biden ku ai shihet i ulur në një karrige dhe i veshur trashë bëri xhiron e botës në rrjetet sociale.
Fotoja e shkrepur nga fotografi i Agence France-Presse Brendan Smialowski, u bë frymëzim për fotomontazhe me humor, ‘meme’, në të gjithë botën, madje duke bërë që shumë njerëz të kërkonin të blinin veshjen e Sanders.
Bluza, xhupa, dorashka dhe aksesorë të tjerë u shitën në faqen e tij në mbrëmjen e 21 janarit dhe për 30 minuta kanë mbaruar të gjithë produktet duke bërë që shitjet të rriten e fitimi të shkojë deri në 1.8 milionë dollar fitime.