Fotot e saj veshur nuse u fshinë nga talebanët në Afganistan, reagon Beatrix Ramosaj: Jam pa fjalë, ndihem shumë keq!

Bukuroshja shqiptare Beatrix Ramosaj, fotografitë e së cilës veshur nuse, u fshinë nga talebanët Afganistan, thotë se ndjehet keq për atë se çfarë ka ndodhur. Sipas saj, pas shumë vitesh përpjekje për liri dhe për ta ngritur imazhin e gruas në Afganistan, tani çdo gjë është rrënuar.

“Jam pa fjale dhe ndihem jashtezakonisht shume keq, jo sepse eshte portreti im, aty mund te ishin me mijera vajza te tjera shume te bukura, por sepse mendoj per te gjitha ato gra dhe vajza qe tashme skane me asnje grimce lirie dhe mundesi per te shprehur veten”, shkruan ajo ndër të tjera.