Autoriteti i lartë shëndetësor i Francës ka miratuar vakinën amerikane Johnson & Johnson për përdorim kundër Covid-19.
Miratimi për përdorimin e vaksinës vjen, pas miratimeve nga Bashkimi Evropian dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Gjithashtu ka marrë dritën jeshile nga rregullatorët në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Afrikën e Jugut.
Autoritetet rekomanduan që vaksina të mund të përdoret për të gjithë të rriturit, me vetëm një dozë, duke përfshirë njerëzit mbi 65 vjeç dhe ata që rrezikojnë nga format e rënda të Covid.
Provat klinike kanë zbuluar që rezultati J&J është 67 për qind efektiv kundër të gjitha formave të Covid-19, një numër që rritet në 85.4 për qind për efektivitetin e tij në parandalimin e sëmundjes së rëndë.