Puntorët e një pike karburanti “Eida” në Përmet, pikë kjo që është me qëra nga oligarku i naftës, Frident Kuqi, kanë rrahur pronarin e ligjshëm të kësaj prone, Gëzim Ibrahimin. Dhunimi i këtij të fundit është kryer në ambjentet e karburantin kur, Gëzim Ibrahimi, ka shkuar për të hapur kasafortën e tij, me qëllim tërheqjen e disa dokumentave. Ibrahimi dhe oligarku i naftës Frident Kuqi, prej 8 muajsh janë në konflikte gjyqësore, për shkak se Kuqi nuk pranon tia japë qëranë mujore të karburantit që i ka marë në përdorim, Gëzim Ibrahimit. Ky karburant ndodhet në hyrje të qytetit të Përmetit dhe është në pronësi të Ibrahimit. Ky i fundit ka pranuar t’ia lëshojë me qëra karburantin Frident Kuqit, kundrejt një qëraje mujore. Mirëpo që nga periudha e nënshkrimit të kontratës së qërasë e deri më sot Frident Kuqi, pronari i kompanisë “Skënderi G” ose “Eida”, rezulton të mos I ketë dhënë asnjë muaj qëra Gëzim Ibrahimit. Kjo pasi Frident Kuqi, pretendon se karburanti del me humbje. Por nga ana tjetër edhe pse bilancet mujore dhe vjetore, Frident Kuqit i dalin me humbje, çuditërisht ky person vijon ta mbajë këtë pikë karburanti. Si pasojë e mospagesës, Gëzim Ibrahimi është përpjekur ta zgjidhë memarëveshje kunfliktin por është ndeshur me dhunën e paprecedentë të njerëzve që mban me vehte, Frident Kuqi. Ky oligark mban në mënyrë të paligjshme pronën e tjetrit, duke përdorur mashat e tij në Tiranë dhe Përmet, si prokurorin e Rrethit Asllan Bajramaj, oficerë të policisë gjyqëosre dhe gjyqtarë të gjykatës së Përmetit. Për shkak të situatës së krijuar me procesin gjyqësor, ditën e sotme Gëzim Ibrahimi është paraqitur në ambjentet e pronës së tij, për të hapur kasafortën dhe tërhequr disa dokumenta që i nevojiteshin si prova, për ti paraqitur në gjykatë. Ibrahimi, ka kërkuar ndihmën e policisë së Përmetit, e cila e ka shoqëruar për të hyrë në pikën e karburantit që mbahet forcërisht dhe punohet lirisht nga Frident Kuqi. Sapo Gëzim Ibrahimi, ka hapur kasafortën menaxheri i kësaj pike karburanti që është punësuar nga Frident Kuqi, Genci Saliko, ka filluar të godasë me grushta dhe ofenduar rëndë pronarin e ligjshëm të karburantit, Gëzim Ibrahimin. Në ndihmë të Salikos ka shkuar dhe puntori tjetër i Frident Kuqit, Kastriot Demçellari, të cilët së bashku e kanë goditur Gëzim Ibrahimin. Këto janë disa nga fotot ku dallohet qartë dhuna ndaj Gëzim Ibrahimit, pronarit të ligjshëm të pikës së karburantit, që është rrahur nga puntorët e Frident Kuqit. Kjo rrahje mer përmasat e një skandali pasi dhuna fizike është ushtruar në prezencë të punonjësve të policisë së Përmetit, të cilët kanë mbështetur në veprimet e dhunshme dy punonjësit e Frident Kuqit. Akoma dhe më shqetësuese është mos reagimi i oficerëve të policisë gjyqëosre dhe prokurorit të rrethit Asllan Bajramaj, të cilët bëjnë rolin e burokratit duke mos ushtruar në asnjë moment detyrën që i ka ngarkuar ligji dhe kushtetuta. Kjo është hera e dytë që Frident Kuqi dhe ushtarët e tij në Tiranë dhe Përmet, ushtrojnë dhunë fizike ndaj pronarit të karburantit në Përmet, Gëzim Ibrahimi. Herën e parë që Frident Kuqi rrahu, Ibrahimin në zyrën e tij në zonën e “Brrylit” në Tiranë ishte 3 tetori 2019. Gëzim Ibrahimi, nga keqtrajtimi ka pësuar dëmtime serioze në pjesën e pasme të kokës, në njërin krah dhe në trup. Por sikur të mos mjaftonte dhuna barbare e shkaktuar nga Frident Kuqi, ky i fundit ka vijuar të verë në zbatim edhe një plan tjetër. Me ndihëm e tre personave të tjerë, ende të paidentifikuar Frident Kuqi e ka marë peng Gëzim Ibrahimin, duke ushtruar presion psikologjik mbi të, e duke e çuar tek noteri, për të firmosur një deklaratë noteriale, ku 60-vjeçari Ibrahimi të pranonte dhe të firmoste se i kishte një detyrim financiar prej 30 milion lekë të vjetra biznesmenit të naftës Frident Kuqi. Shumë kjo që sipas Kuqit ishte nxjerrë nga shpenzimet financiare që ai kishte bërë në pikën e karburantit. Deklarata noteriale është firmosur para një noteri që ushtron detyrën pranë “Urës së Tabakëve” në kryeqytet. Ndërkohë distanca nga zyra e Frident Kuqit, që ndodhet në zonën e “Brrylit” deri tek “Ura e Tabakëve”, është përshkuar në këmbë, ku Gëzim Ibrahimi i gjakosur dhe nën shoqërinë e personave, pjesë e trupës kërcënuese të Kuqit, është çuar para noteres Frida Muçmataj për të firmosur.
SI LINDI KONFLIKTI
I gjithë problemi mes oligarkut të naftës dhe njeriut që disponon kompanisë “Europetrol Durrës Albania” Frident Kuqi me pronarin e pikës së karburantin në Përmet, Gëzim Ibrahimi, ka lindur pasi Kuqi nuk pranon të paguajë qiranë e pikës së karburantin. Karburanti në Përmet është marrë me qira nga Frident Kuqi, qysh prej muajit Prill 2018 me një afat 5 vjeçar. Por gjatë kësaj kohe të punimit të pikës së karburantit në Përmet, Kuqi duhet të paguante tek llogaria e Gëzim Ibrahimit shumën prej rreth 54 milion lekë të vjetra. Kjo sasi lekësh është kërkuar në mënyrë të vazhdueshme dhe permanente nga Gëzim Ibrahimi si detyrim për qiranë, por nuk është dhënë sot e kësaj dite nga Frident Kuqi. E habitshme është se si një biznesmen nafte, që zotëron gati 15 për qind të tregut të hidrokarbureve në Shqipëri, përfshihet në veprime të tilla kriminale, për një vlerë financiare kaq të vogël. Të dyja palët kanë pasur debate të ndërsjella për këtë shumë financiare, ku këto debate kanë dalë jashtë kontrollit në datën 3 tetor 2019, pasi Frident Kuqi, ka ofenduar dhe dhunuar rëndë e më pas ka marrë peng 60-vjeçarin Gëzim Ibrahimi, duke e detyruar të firmosë para noteres Muçmataj, një deklarata që ti njihte Kuqit investimin në karburant që sipas tij shkonte diku tek 30 milion lekë të vjetra.