Disa ditë më parë qarkulloi në mediat rozë lajmi i ndarjes së dy ish-konkurrentëve të Për’Puthen Andi dhe Melisa. Dyshja publikuan në rrjetet sociale statuse ku ‘konfirmuan’ zërat për ndarje, ndërsa kishin fshirë dhe fotot me njër-tjetrin.
Mbrëmjen e djeshme, Melisa ka befasuar teksa ka publikuar një video ku shfaqet edhe Andi e me shaka ajo shkruan: “Mos më dil para”.
Nga ana tjetër, Shehi ka postuar një tjetër video ku shfaqet me ish-konkurrenten e “Për’puthen” dhe e puth në buzë. Teksa Melisa i thotë “më lë të qetë”, Andi me humor i përgjigjet: “Fytyrë plastelina ime”.
Me këto imazhe, Andi dhe Melisa zbuluan se kanë sqaruar problemet mes tyre dhe janë rikthyer sërish bashkë.