Abuzimi i disa zyrtarëve shqiptarë me pushtetin nuk njeh limite dhe etikë njerëzore. Dy pushtetarë më të akuzuar dhe të perceptuar gjatë dy dekadave të fundit si abuzues dhe shpërdorues, kanë vendosur krevat dopio në zyrat e institucioneve të tyre që kanë drejtuar më parë.
Bëhet fjalë për Ardian Fullanin dhe Arben Ahmetajn, i pari i njohur si ‘fullhani i parave, luksit dhe shpërdorimeve’, i dyti si ‘Tigri’ i parave, rindërtimit dhe femrave në administratë.
Në shpenzimet marramendëse të Ardian Fullanit kur ishte në krye të Bankës së Shqipërisë, përfshihej edhe një dhomë gjumi luksoze brenda Bankës së Shqipërisë.
Dhoma e gjumit me krevat dopio ishte pjesë e paketës së shpenzimeve luksoze të Ardian Fullanit me paratë e shqiptarëve, ndonëse fuste në xhep çdo vit 100 milionë lekë, 60 milionë rrogë dhe 40 milionë lekë dieta.
Fullani hynte në suitë gjatë drekës për t’u çlodhur.
Të njëjtën gjë bëri edhe Arben Ahmetaj në Ministrinë e Ekonomisë.
Pas marrëveshjes së Rama-Basha në 18 maji 2017, Arben Ahmetaj u zëvendësua me Helga Vukajn.
Ajo që i ra në sy ministres së re ishte një dhomë e fshehtë pranë zyrës së Ahmetajt me krevat dopio.
Suita ishte përgatitur posaçërisht për ‘Tigrin’, i cili pasi mbaronte ‘punët’ e përditshme, qetësohej në krevatin dopio pranë zyrës së tij.
Atdin Fullani i shpëtoi dënimit për skandalin e vjedhjes së 7 milionë dollarëve në Bankën e Shqipërisë, ndërsa Arben Ahmetaj nuk doli kurrë para gjykatës për vjedhjen e 50 milionë USD me anë të kompanisë “Hermes”, ku i zhvati kompanisë në atë kohë shtetërore “Albtelekom” impulset telefonike.
Fullani sot shijon paratë që bëri kur ishte Guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe rreth 500 milionë lekë dëmshpërblim nga arrestimi për vjedhjen e thesarit, ndërsa Ahmetaj po përpiqet t’i shpëtojë SPAK-ut si koka e aferës së inceneratorëve.