Futbollisti spanjoll dhe këngëtarja shqiptare bëhen prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e bebit

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira është bërë nënë për herë të parë.Mediat greke kanë raportuar se ajo dhe partneri i saj, futbollisti Alberto Botia, janë bërë prindër të një djali edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e tyre.

Kujtojmë se artistja ishte përfolur prej disa kohësh se ishte në një pritje të ëmbël pasi ajo papritur vendosi të anulojë turneun e saj. Më vonë Eleni i surprizoi fansat me fotot ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur duke konfirmuar kështu se është në pritje të fëmijës së parëAjo publikoi foto në shtrat me partnerin e saj, ku pozonte e veshur me të brendshme të zeza dhe ekspozoi barkun e rrumbullakosur.
“+1👼🏼❤️”, shkroi Eleni Foureira krahas imazheve të ëmbla.

Daljet publike të Eleni Foureiras ishin të rralla, ashtu si edhe postimet e saj në rrjetet sociale, fakt që nxiti akoma më shumë thashethemet.

Gjatë kësaj kohe këngëtarja kishte zgjedhur që këtë lajm të lumtur ta mbante për vete dhe ta ndante vetëm me të afërmit e saj.