Është mbyllur sot faza e korrigjimit të eses dhe përzgjedhjes së kandidatëve për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në një njoftim, BKH thekson se kandidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen Intervistës, ndërsa do të njoftohen në vijim për vendin, datën dhe orën.
Kandidatët e kualifikuar, do ti nënshtrohen Intervistës. Vendi, data dhe ora e zhvillimit të Intervistës dhe udhëzime të hollësishme do tu behen të ditura në njoftim të më vonshëm, në website-in e BKH-së.
Korrigjimi i Esesve u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.
Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.