Gazetarja vë në siklet Sali Berishën, ja si reagon pasi pyetet për Ilir Metën në SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet në përfundim të protestës së opozitës në lidhje me marrjen në pyetje nga SPAK të Ilir Metës, për çështjen CEZ-DIA.

Berisha zgjodhi ta anashkalonte pyetjen, duke u referuar tek çështja McGonigal dhe duke e cilësuar prokurorinë e Posaçme si seksionin juridik të Partisë Socialiste.

“SKAP i Partisë është seksioni juridik i Partisë Socialiste. Këtë nuk ka njeri që nuk e ka marrë vesh deri më sot.

 

Për një moment shikoni, është kryer një veprimtari mafioze nga Edi Rama, këshilltari i tij Dorian Duçka, miku i tij Agron Neza, të cilët i kanë dhënë rryshfet ish-zyrtarit të FBI-së, për të goditur opozitën.

Pra kjo mjafton po të ishte integritetin më minimal një nga ata prokurorë për t’i hapur çështje e për t’i vendosur hekurat në duar”, tha Berisha.