Gjermania nis aplikimin e testeve të shpejta më 1 mars

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani tha se në 1 mars do të nisë të aplikohet aplikohet testi i shpejtë për të gjithë qytetarët.

Jens Spahn theksoi se detajet për luftimin e koronavirusit do të bëhen të ditura gjatë javëve në vijim.

Testet do të jenë në dispozicion në qendrat speciale të ekzaminimit, por edhe në klinikat private, klinikat dentare, laboratorët mikrobiologjikë dhe farmacitë, theksuan mediat gjermane.