Kancelarja gjermane Angela Merkel pas takimit me kryeministrat e 16 landeve miratoi zgjatjen e izolimit të vendit deri më 18 prill, për shkak të rritjes së rasteve të reja të Covid-19.
Merkel njoftoi gjithashtu një bllokim edhe më të ashpër pesë-ditor gjatë festës së Pashkëve midis datave 1 deri në 5 prill.
Pothuajse të gjitha dyqanet dhe supermarketet do të mbyllen gjatë periudhës pesë-ditore, ndërsa kërkoi që të gjitha shërbesat fetare të zhvilloheshin online gjatë Pashkëve.
Jo më shumë se pesë të rritur nga dy familje mund të mblidhen së bashku. Do të lehohen të hapen vetëm dyqanet ushqimore të shtunën më 3 prill.
Gjermania ka raportuar deri më tani më shumë se 2.6 milionë të infektuar dhe më shumë se 74 mijë viktima, sipas Universitetit Johns Hopkins./CNN