“Gjoksi bombastik e bëri të famshëm”/ Modelja: E kam aq të madh sa që ndjej dhimbje shpine

Lindsey Pelas është shumë e njohur për postimet e saj në Instagram në të cilat ajo mund të shihet se sa e lumtur është për asetet e saj natyrale dhe shumë të bëshme.

Ajo ka zbuluar se ka një problem serioz me gjoksin e saj që e ka bërë atë të njohur kudo.

Ajo e ka gjoksin shumë të zhvilluar, gjë që shumica e grave vetëm mund ta ëndërrojnë, por modelja në instagram ka pretenduar se gjinjtë e saj 30HH janë më shumë një “mallkim” sesa një “bekim”.

Modelja e “Playboy”, thotë se, asaj i duhet të ‘buzëqesh nga dhimbja’ sa herë shkrep fotografitë e saja, sepse gjinjtë e saj të mëdhenj, të cilët peshojnë rreth 11 kilogramë, po i shkaktojnë dhimbje të forta në shpinë.

Modelja, e cila e përshkruan veten si “gjenetikisht e bekuar”, ka thënë se masazhet dhe shtendosjet i ndihmojnë asaj të qetësoj dhimbjet e shpinës.