Agjencia e Trajtimit të Pronave ka shpallur dje dhënien e kompensimit të pronave për 147 vendime me pronarët. Këto ndryshime vijnë në kuadër të rekomandimeve të dhëna nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. ATP ka përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 147 (njëqind e dyzet e shtatë) vendime të subjekteve të shpronësuara, që kanë përfituar kompensim financiar, me kërkesë të veçantë, gjatë viteve 2019-2022. Vlera totale e fondit, të vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që do të lëvrohet menjëherë si këst i radhës për 147 vendimet e subjekteve përfitues, është 437 287 601,77 lekë.“Agjencia e Trajtimit të Pronave (në vijim ATP), përmes kësaj deklarate dëshiron t`ju njoftojë se me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 77/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, ndryshime këto që erdhën në kuadër të rekomandimeve të dhëna nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në vendimin “Beshiri kundër Shqipërisë dhe 11 kërkesa të tjera”, si dhe Vendimit nr. 4 datë 15.02.2021 të Gjykatës Kushtetuese, në përmbushje të detyrimeve të saj ligjore ka filluar menjëherë punën duke lëvruar këstet e radhës (kësti i pestë, i katërt dhe i tretë) për subjektet, që kanë përfituar kompensim financiar, me kërkesë të veçantë, gjatë viteve 2019-2022. ATP ka përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 147 (njëqind e dyzet e shtatë) vendime të subjekteve të shpronësuara, që kanë përfituar kompensim financiar, me kërkesë të veçantë, gjatë viteve 2019-2022, nga të cilët: – për 75 (shtatëdhjetë e pesë) vendime, subjektet përfitojnë këstin e pestë, – për 66 (gjashtëdhjetë e gjashtë) vendime, subjektet përfitojnë këstin e katërt, – për 6 (gjashtë) vendime, subjektet përfitojnë këstin e tretë. Vlera totale e fondit, të vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që do të lëvrohet menjëherë si këst i radhës për 147 (njëqind e dyzet e shtatë) vendimet e subjekteve përfitues, është 437 287 601,77 (katërqind e tridhjetë e shtatë milion e dyqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e një presje shtatëdhjetë e shtatë) lekë. ATP njofton përmes kësaj deklarate subjektet e interesuara se ky është procesi i parë i ndërmarrë nga ATP që pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 77/2022 gjithashtu sqarojmë se puna në ATP është drejtë rikthimit në normalitet. Ky është vetëm një fillim i mbarë, për një punë të madhe që do të bëhet çdo ditë nga ATP për të përmbushur qëllimin dhe për të kryer misionin e saj me ndershmëri, korrektesë dhe përgjegjshmëri konform legjislacionit në fuqi.
Ndryshon mbështetja për energjitë e rinovueshme
Nga ana tjetër, dhënia e masave mbështetëse për burimet e reja të energjisë së rinovueshme do të jepet vetëm përmes ankandeve”. Gjithçka u bë me dije gjatë prezantimit të ligji të ri “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burime të rinovueshme” në komisionet parlamentare, çka nënkupton heqjen e mbështetjes që garantohej deri më tani për burimet e vogla të prodhimit të energjisë. Gjatë prezantimit u risollën në vëmendje edhe disa prej risive, sikurse është matja vjetore për vetëprodhuesit. Sipas përfaqësuesve të ministrisë, përmes ndryshimeve që parashikohen në dokumentin e ri synohet arritja e objektivit për vitin 2030, për përdorimin e 54% të energjisë nga burime të rinovueshme. Deputetët e opozitës kritikuan shtimin e kompetencave që ligji i ri i jep ministrit. Në mbledhjet në vijim, projektligji do të diskutohet edhe me grupet e interesit, teksa pak ditë më parë përfaqësues të biznesit shprehën rezerva për kufizimin e kapacitetit të lejuar për t’u instaluar për qëllime autokonsumatore në 0.5 MË.