Gjyqtari Ilir Mustafaj me grada shkencore shkarkohet nga Xhensila Pine me pallat pa leje në mes të Tiranës me të ardhura nga krimi i organizuar

Gjyqtari  i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë , Ilir Mustafaj  u largua nga vetingu si pasojë e një  sipërfaqeje ndërtimi prej 50 m2 ose shuma prej 30.000 euro, e cila është  është transferuar, tek subjekti, nga një person i tretë, në sajë të vullnetit të lirë − të shprehur me një akt noterial, për një kontratë shkëmibimi të një trualli të trashëguar prej subjektit.  

Nga hetimi administrativ ka rezultuar se këta të fundit i kishin përfituar të drejtat e tyre (edhe) mbi këtë pasuri, në sajë të një marrëveshje legjitime shkëmbimi. Këto të drejta (në favor të babait dhe të vëllait të subjektit) rridhnin pikërisht nga një kontratë e rregullt sipërmarrjeje, në shkëmbim të së cilave ata kishin vënë në dispozicion të shoqërisë ndërtuese pasuritë e tyre, (truall dhe ndërtesë, duke i humbur ato)  ku subjekti nuk përfitoi që shtëpinë me sipërfaqeje ndërtimi prej 50 m2  që kishte si pjesë takuese por për këtë sipërfaqe ndërtimore e merë nga shoqëria ndërtuese në vlerë monetare shuma prej 30.000 euro

Gjyqtari mustafaj ka dekada në sistemin e drejtësisë , dhe nga informacionet tona të mbledhura nga burime të sigurta  për këtë gjyqtar,  nuk mund të thoj askush që , që ky subjekt ka qënë i korruptuar , keqdashës apo jo professional , ose të ketë qënë pa etikë.

Këtyre fakteve kokforta nuk mundej që ti hynte një hetimi KPK,  pasi do të dilte bllof, dhe e humbur përball ndershmërisë së këtij subjekti i cili siç e thot vet ai drejtësia shqiptare ka humbur me heqjen e këtij subjektiu nga sistemi.

 Gjyqtari  i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë , Ilir Mustafaj  duhet të ketë shkelur ndonjë personazh të njohur ose ska qënë pjesë e pazareve të KPK

Fati i keq i Gjyqtarit Ilir Mustafaj   është se është hetuar Administativisht dhe Gjykuar  nga persona të cilët janë mësuar të bëjnë krime në jetën e tyre   të cilët janë, Lulëzim Hamitaj dhe Xhensila Pine.

Komisioneri Lulzim Hamitaj  i cili dyshohet se ka  falsifikuar  dëshminë e gjuhës së huaj ,dhe  ky fakt është marë  nën hetim nga Prokuroria e Tiranës.

Ky fakt është i provuar me Kthim përgjigjen e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Nr 5943 Prot,  ku në paragrafin 3 të kësaj shkrese, është e përcaktuar qartë se ndaj  komisionerit  Lulëzim Hamitaj, lindin dyshime për falsifikim të dëshmisë së gjyhës së huaj kjo për faktet si më posht.

Anëtari i Vettingut Lulzim Hamitaj ka falsifikuar certifikatën e gjuhës angleze, një nga kushtet për t’u kualifikuar.

Dokumentat provojnë se certifikata e anglishtes së anëtarit të vettingut nuk e ka vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Nga sistemi TIMS rezulton se Lulzim Hamitaj nuk ka qenë në Shqipëri, kur është pajisur me çertifikatën e anglishtes.

Dhe ajo që është më e njollosur në këtë institucion është , Komisionerja Xhensila Pine e cila  Sipas formularit të deklarimit në ILDKPI, bashkshorti i komisioneres së vetingut   Xhensila Pine , ka ndërtuar  një vilë pa leje prej 5 katesh në mes të Tiranës,  me sipërfaqe ndërtimore 362.9 m2 , e cila ka një vlerë  shum të lartë monetare  dhe një zot e di se nga vjen burimi i këtyre të ardhurave.

Ndërtimi pa leje është vepër penale, e dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Në vendimin për gjyqtarin Medi Bici, vetë komisionerja Xhensila Pine shprehet se “në vitin 2008 u bënë amendimet e Kodit Penal, duke parashikuar për herë të parë ndërtimin pa leje, si figurë më vete dhe konkretisht neni 199/a i ligjit nr. 10023, datë 27.11.2008, parashikonte se: “Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Por kjo vepër e kryer në tokë publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në 5 vjet.”