Greqia nuk gjen paqe, 2 300 raste me koronavirus brenda ditës: Mutacioni anglez po bën kërdinë

Greqia nuk po sheh dritë në fund të tunelit sa i përket rasteve të reja me koronavirus pavarësisht mbylljeve që është duke aplikuar.

Madje, sëfudnmi është vendosur që karantina në disa zona të shtyhet edhe për 15 ditë.

Siç raportojnë mediat greke duke iu referuar burimeve zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 2 300 raste të reja me koronavirus në vend, ndërsa situata vijon të rëndohet.

Vetëm 10 ditë më parë, Greqia shënonte 2 000 raste të reja në ditë, gjë e cila konfirmon se asgjë nuk ka ndyrshuar, madje situata është përkeqësuar edhe pse është aplikuar karantina, përcjell abcnews.al.

Situata është shumë e rënduar në rajonin e Atikas ku spitalet thuajse janë ezauruar.

Ekspërtet konfirmojnë se është varianti britanik i koronavirusit që ka rritur në mënyrë të beftë numrin e të prekurve.