Habit Papa Françesku/ Ja arsyeja pse e puth shenjën e çuditshme në krah gruas polake

Papa Françesku ka habitur jo pak me gjestin e tij, ndërsa ka puthur shenjën e një gruaje që mbijetoi në kampin e përqendrimit në Aushvic.

Lidia Maksymowicz, një qytetare polake e cila u dëbua në Auschwitz nga Bjellorusia, para moshës tre vjeç, i tregoi Papës numrin që nazistët i shkruan në krah dhe më pas Papa u përkul, duke e puthur atë.

81-vjeçarja Maksymowicz ka marrë pjesë në ngjarje të sponsorizuara nga shoqata e bamirësisë katolike Sant’Egidio që synojnë edukimin e të rinjve për Holokaustin. Ajo kaloi tre vite në zonën e fëmijëve të kampit dhe iu nënshtrua përvojave nga Josef Mengele, i njohur si “Engjëlli i Vdekjes”.

Kur kampi u çlirua, Maksymowicz u adoptua nga një familje polake. Ajo u ribashkua me nënën e saj në moshën 18 vjeç, falë shenjave të tyre.