Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur ditën e sotme në një takim, kandidatët e bashkive të zgjedhjeve vendore.
Ai thotë se suksesi i tyre ishte i madh pavarësisht se mori rezultatin më të rëndë në histori, ndërsa i ka falenderuar për përpjekjet në fushatën zgjehdore.
“Suksesi i kandidatëve tanë në këtë betejë ishte i madh. Por beteja ishte e pabarabartë. Ju falenderoj shumë. Mirënjohje për përpjekjet në fushatë”- tha Berisha.