I dënuar me 8 muaj burg nga GJKKO për shpërdorim detyre, arrestohet 44-vjeçari në Kamzë

Arjan Hoxha, 44-vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme. Blutë bëjnë me dije se 44-vjeçari është dënuar me 8 muaj burg për veprën penale shpërdorim detyre.

Në lidhje me këtë ngjarje, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ndalimin e shtetasit Arjan Hoxha, 44 vjeç, banues në Kamzë, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.