I dënuar për prostitucion/Arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 33-vjeçar I shpallur në kërkim është vënë në pranga në Tiranë. Policia bën me dije se i arrestuari është Elton Drapi, 33 vjeç, banues në Tiranë. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

Fillimisht Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 15 vite burg për Elton Drapin pasi akuzohej se ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni një vajzë 15-vjeçare, por gjykata e dënoi atë vetëm me 7 vite. Ai u arrestua në vitin 2016, nën akuzën e shfrytëzimit të një të miture dhe sipas prokurorisë është fajtor për veprën penale të shfrytëzimit të të miturve.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.