Më 25 qershor 2021 Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia Jehon Breçanin, djalin 19-vjeçar i ish-drejtorit të Policisë Erzen Breçani, i cili pak kohë më parë aksidentoi një vajzë 23-vjeçare me makinë dhe për pasojë i këputi këmbën. Më datë 29 qershor Prokuroria e Tiranës kërkoi që të kthehet në burg i riu që lëvizte me Mercedes duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Mirëpo Gjykata e Apelit të Tiranës në seancën e sotme 13 korrik 2021, referuar kërkesës së paraqitur nga organi i prokurorisë për heqjen dorë nga ankimi, vendosi “mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr.938/1 akti, datë 25.06.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkak të heqjes dorë prej ankimit.
Pra është vendosur që të mbetet në fuqi masa “arrest shtëpie” për Jehon Breçanin.