I kërkoi divorcin, greku ther gruan e tij shqiptare brenda banesës

Një krim i rëndë në familje u regjistrua në Rodos të Greqisë. Sipas medieve vendase, një 47-vjeçar vendas, ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij, një 36-vjeçare shqiptare.

Mësohet se shkak për krimin e rëndë është bërë fakti se shqiptarja kishte kërkuar divorcin.

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës. Pasi e ndoqi nëpër shtëpi, greku e goditi gruan e tij me thikë në këmbë, krahë dhe qafë. Fqinjët kanë dëgjuar zhurmat dhe thirrjet e gruas për ndihmë dhe njoftuan autoritetet. E plagosura është dërguar në spital, ku për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për grekun e arrestuar, i cili kishte precedentë për krime të ngjashme. Çifti kishte një fëmijë të vogël.