I lindur me këmishë dhe i tejmbrojtur nga qeveria/ Ja roli i Darian Pavlit

Bazuar në biografinë profesionale zyrtare (CV), të publikuar në faqen e Gjykatës së Strasburgut, gjyqtari Darian  Pavli ka shënuar se, në periudhën 2015-2016 ka qenë Këshilltar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Hartimin e Reformës në Drejtësi.

Reforma në drejtësi nuk u bë për të reformuar sistemin por për të bërë politikë me të. Kjo shpjegon sjelljen politike që merr rreth 90% të kohës mediatike se kush e do dhe nuk e do reformën. Kanë investuar shumë në reformën për drejtësi, por kanë investuar për veten e tyre, jo për drejtësinë.

Juristi Pavli ka qenë i përfshirë në hartimin e Reformës në Drejtësi, pjesë e të cilës është edhe procesi i ndërlikuar dhe, i anatemuar si i anshëm, i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve (Vetting).

Pavli do të duhet të luajë rolin e paanshëm, përballë ankimeve kundër Vetingut, një produkt që ai vetë ka qenë pjesë e hartimit dhe draftimit. Në këtë lloj forme, bëhet vetëm zhurmë për vettingun pasin drejtësia që qeveria do është e vendosur me kohë në këmbët e politikës.