Investigim: Njihuni me dokumentin fallco të përdorur nga Brunilda Beketeshi në “KPK”

Kriter për përzgjedhjen për antarët e KPK është dhe gjuha e huaj dhe pikërisht ajo  Angleze, në ligjin e zbatueshëm si kriter është vendosur dhe kërkohet njohuri shumë të  mirë e të gjuhës Angleze, por jo të gjithë e përmbushin këtë kriter dhe shum komisioner nuk e plotësojnë këtë kriter.

Një ndër komisionerët që ka falsifikuar dëshminë e gjuhës Angleze, është dhe  Brunilda Bekteshi, e cila  ka përdorur një  çertifikat për ndjekjen e kursit dhe është vetëm për nivel elementar.

Me këto dokumenta të dorzuara për përfitimin e punës në “KPK”, Brunilda Bekteshi nuk është kualifikuar në të  tre nivelet e duhura të gjuhës Angleze, por edhe nivelin e parë që ajo është kualfikuar rezulton se është fallco.

Ky fakt e bën të qartë situatën e zonjës Bekteshi,  e cila është në pozicionin e antares së KPK, jo me meritë dhe në kundërshtim me ligjin,   pasi ajo ka paraqitur rrethana të rreme në komisionin e përzgjedhjes i cili ka mbyllur të dyja sytë përpara këtyre falsifikimeve të paraqitura nga Bekteshi.

Nga ana e Brunilda Bekteshit është paraqitur një çertifikatë e falsifikuar dhe e vërtetuar plotësisht nga ana jonë.

SI E FALSIFIKOI BRUNLIDA BEKTESHI DOKUMENTIN

Nga ana jonë është bërë një investigim i thjesht,  dhe nga investigimi ynë na rezulton se zonja Bekteshi ka falsifikuar dokumentin e gjuhës së huaj  Anglezee vërtetuar kjo si më poshtë:

Brunilda Bekteshi peretendn se ka kryer një kurs prej 64 orësh  pranë Qëndrës së gjuhëve të huaja “UNIVERS”  dhe ky kurs pretendohet se është bërë në vitin 1995.  Dhe në datën datën 23.05.2000.

Nëse kërkojmë në Google ,rezulton se shfaqet një ËEB me  emrin e Qëndrës së gjuhëve të huaja “UNIVERS”  http://qendrauniversi.com/, vëndi ku dhe zonja Bekteshi pretendon se ka vazhduar studimet prej 64 orësh  dhe ka marë mesatare 9 në nivelin elementar.

Në përshkrimin e sajë pretendohet se qendra u themelua në vitin 1995 nga Znj. Semiha Molla dhe Znj. Ludmilla Stefani dy profesioniste dhe autore tekstesh te gjuhës angleze.

Filloi vetëm si qendër e mësimit të gjuhës angleze por tashmë udhëheq në treg me një gamë të gjerë shërbimesh.

Por nga investigimi ynë rezulton se Semiha Molla ka ushtruar aktivitetin e sajë si përson Fizik me nr NIPT K31518096B me datë regjistrimi 02/02/2000  me objekt aktiviteti (“Kurse te gjuheve te huaja, kompjuter dhe lende te tjera  me kërkesën e Semiha Molla në QKB  është hapu rNumri i ceshtjes: CN-639999-12-11 Arsyet e hapjes se ceshtjes: Aplikim per ndryshim te mbiemrit, per ndryshim objekti aktiviteti,per ndryshim adrese kryesore, per ndryshim emri tregtar.

Emri i subjektit ishte (“Semiha Çelmeta”) u be (“Semiha Molla”) pra në datën 23.05.2000 kur shtetasja brunilda Bekteshi pretendon se ka kryer kualifikimin e gjuhës Angleze, shtetasja Semiha nuk e ka pasur mbiemrin Molla,  por e ka pasur mbiemrin Çelmeta. Fakt ky që vërteton kohën e bërjes së këtij dokumenti vërtetohet qartë se  se ky document është fiktiv dhe i pa vërtet.

Por njëkohësisht edhe Emri Tregtar ishte (“Semiha Çelmeta”) dhe është bërë  (“Qendra e Gjuheve te Huaja “UNIVERSI””) vetëm në datën 03/01/2012  pra në datën 23.05.2000 kur shtetasja Brunilda Bekteshi pretendon se ka kryer kualifikimin e gjuhës Angleze  në qëndrën e Gjuhëve të Huaja Universi, nuk ka egzistuar pasi është krijuar vetëm 10  vite mbasi Brunilda Bekteshi ka përfituar kryer kualifikimin e gjuhës Angleze. Edhe në këtë rast vërteton sërsih falsifikimin e kualifikimit të gjuhës Angleze .

Ajo që është më e çuditshmja është se me kërkesë pranë QKB,  është hapur numri i ceshtjes ,me CN-631924-04-16 nga statusi aktiv që ishte u bë  (“Çregjistruar”), pra që do të thotë se “Qendra e Gjuheve te Huaja “UNIVERSI nuk egziston më që nga viti 2016.

Aktivitetin tregtar qëndra UNIVERSI me nr Nipt L02005017L me përfaqsuesen ligjore Blerta Mema, në datën 25/04/2012 me kërkesë në QKB, është hapur nr  i ceshtjes: CN-759348-04-12, dhe arsyet e hapjes së cështjes kanë të bëjnë me  ndryshim selie dhe ndryshim i emrit tregtar. Emri Tregtar ishte (“UNIVERSI”) u bë (“Qëndra e Gjuhëve të Huaja Universi 95”),  por edhe ky subjekt është themeluar 05/08/2010 fiks 10 vjet para se Bekteshi të kishte mësuar anglishten në nivel elementar.