Ish-deputetja e njohur demokrate rikthehet fuqishëm në politikë: Do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska deklaroi se do të rikthehet në politikë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Përnaska u shpreh se rruga e vetme për t’u kthyer në politikë dhe për të dhënë një kontribut real, është kandidimi për Bashkinë e Tiranës.

Përnaska nënvizoi se nuk ka rëndësi për të sigla me të cilën do të garojë, duke lënë të nënkuptojë se mund të jetë edhe kandidate e pavarur.