Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Duke mos iu dhënë shërbime shqiptarëve, po nxitet shpopullimi i vendit

Ish-gjyqtari Besnik Muçi i ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço, folën për krijimin e mundshëm të hartës së re gjyqësore në vend.

Muçi theksoi se harta gjyqësore nxit largimin masiv të shqiptarëve, sepse nuk ka më gjykata në rrethe, por të përqendruara në disa qendra urbane kryesore.

Besnik Muçi: Hartën e re gjyqësore duan ta promovojnë dashnorët e reformës në drejtësi. Drejtësia u rithemelua dhe prapë këta që e bënë, iu thonë shqiptarëve se drejtësia ndodhet sërish në kolaps. Duke mos iu dhënë shërbime shqiptarëve, po nxitet shpopullimi i vendit, duke mos shkuar në gjykatën vendore, nxitet largimi i njerëzve. Prs qytetari në Sarandë duhet të bëjë 100 kilometër për një çështje gjyqësore.