Ish kryebashkiaku me 4 emra i Edi Ramës, pagë 1.8 milionë lekë në fabrikën e beut të këpucëve Nikolin Lleshi

Ka qenë kryetar i Baskisë së Laçit, me propozim të Edi Ramës, por sot punon në fabrikën e këpucëve të bimbashit të pastrimit të parave dhe mashtrimit Nikolin Lleshi.

Bëhet fjalë për ish kryebashkiakun Artur Bardhi, i njohur për deklarimin e katër emrave të ndryshëm dhe për akuzat që i bënte Partia Demokratike për lidhje me krimin. Artur Bardhi merr një pagë 1.8 milionë lekë në muaj tek kompania ‘ALBA SHOES GROUP’ e beut të këpucëve Nikolin Lleshit.

Paga është më lartë se paga kur Bardhi ishte kryebashkiak dhe këtu nuk ka asgjë të paligjshme. Paligjshmëria qëndron tek mashtrimi i madh me taksat e Nikolin Lleshit, i cili ka paguar dhjetëra gra dhe vajza në fabrikën e tij të skllavërimit me pagë nën pagën minimale të përcaktuar nga qeveria.

Ajo që ka kemi denoncuar për disa javë me radhë, se Nikolin Lleshi nuk e njeh pagën minimale të qeverisë, është konfirmuar plotësisht nga publikimi i listës së pagave.

Në 1 janar 2021 hyri në fuqi paga minimale në nivelin 30 mijë lekë të reja. Në janar të vitit 2021, dhjetëra gra dhe vajza që shfrytëzohen mizorisht në fabrikat e këpucëve në Nikolin Lleshit janë paguar nën 30 mijë lekë, madje në shumë raste me një pagë qesharake.

Nga ana tjetër, vetë Nikolin Lleshi dhe familjarët e tij rezultojnë me paga nga 70 mijë deri në 130 mijë lekë të reja, edhe ky një mashtrim i madh. Drejtorët figurojnë me 30 mijë lekë në muaj, ndërkohë që paga e tyre reale edhe 3-4 mijë USD në muaj, pjesë të cilën e marrin nën dorë.

Nuk dihet nëse Brikena Kote e cila paguhet me 1.2 milionë lekë pagë për të sinjalizuar korrupsionin në ‘ALBA SHOES GROUP’ i ka sinjalizuar këto afera pranë Inpektorarit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, apo edhe këtë e ka korruptuar beu i këpucëve.

Përveç shfrytëzimit të grave dha vajzave, punësimit të të miturve etj., Nikolin Lleshi është kallëzuar edhe për shkatërrim prone.

Në 9 shtator 2021, përfaqësuesit e rreth 20 familjeve kanë vënë në dijeni Policinë e Krujës, prokurorinë dhe Ministrinë e Brendshme se Nikolin Lleshi po prishte muret e apartamenteve dhe dyqaneve që ata kanë blerë tek Arben Kupi.

Ky i fundit, një mashtrues me damkë, pasi ka shitur apartamentet dhe dyqanet, i ka shitur të gjithë pallatin Nikolin Lleshit, pra një pronë që e kishte shitur një herë. Dosja e këtij skandali është bërë e njohur nga “Pamfleti” disa muaj më parë, ndërsa sot është ende në Prokurorinë e Krujës. Por, krimi vijon nën hundën e prokurorisë dhe policisë.

Dhjetëra qytetarë kanë përfunduar në burg vetëm për një mur apo ndërrimin e tjegullave në shtëpitë e tyre. Ndërsa Nikolin Lleshi sfidon policinë dhe prokurorinë, duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme, duke vijuar ndërtimin edhe pas urdhrit të bashkisë për të ndaluar, edhe pas vënies në lëvizje të policisë nga bashkia, dhe për më tepër duke shkatërruar pronën private të dikujt tjetër, në rastin konkret të 20 familjeve që kanë blerë apartamentet dhe dyqanet.

Në këto rrethana, familjet që kanë blerë apartamentet dhe dyqanet tek Arben Kupi, i janë drejtuar policisë dhe prokurorisë, duke denoncuar Nikollin Lleshin, pasi u prishte muret e apartamenteve dhe dyqaneve, për interesat e tij.