Ish-kryeministri Sali Berisha demaskon krimin e kryer në “KPK” akuzon Pamela Qirkon për falsifikim

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një denoncim të ardhur nga qytetari dixhital. Sipas tij, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i njohur si shkalla e parë e vetingut, drejtohet nga motra e ministres Belinda Balluku, e cila ka mbetur në klasë.

Merita: Pamela Qirko është motra e Ndrikull Ballukut.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

I nderuar doktor, jam një punonjës i KPK, aty çfarë nuk dëgjoj lloje pazaresh, por kjo s’ka rëndësi, ajo që është më skandaloze është se drejtuesja e KPK, Pamela Qirko, motra e ministres së Ramziut, Belinda Ballukut, ka ngelur me shkollë dhe drejton vetingun, kjo është skandaloze. Po ju dërgojmë diplomën e ngelëses Qirko ku provohet se shkollën e ka filluar në 1996 dhe e ka përfunduar në 2001, pra 5 vjet, jo 4 vjet siç ka qenë sistemi arsimor në atë kohe. Kjo është skandaloze.

Një problem për tu ndalur në procesin e Vetingut në drejtësi është politizimi i anëtarëve të Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit, që në kontrastë me emrin “të pavarur”, duket të jenë shumë të varur nga politika. Për më tepër, familjarë të anëtarëve të kabinetit qeveritar. Rasti i fundit është ai i Pamela Qirkos, e zgjedhur mbrëmjen e 21 qershorit  në postin e kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në mënyrë unanime me 7 vota pro.

Mirëpo, Pamela Qirko mban edhe një mbiemër tjetër, që duket se mundohet “ta fshehë” në karrierën e saj, Balluku, që e lidh as më pak e as më shumë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku dhe që nga ky moment vetingu është në duart e Ramës.

Në Ligjin  Nr. 84/2016 “Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe pikërisht në nenin 6,  ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit pika d) përcaktohet se  notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj.

Nga ana e Komisioneres Pamela Qirko nuk është respektuar ky kriter dhe as nuk i është kërkuar një gjë e tillë nga Avokati i Popullit dhe njëkohësisht as nga kuvendi, thjesht janë mjaftuar me qokën e bërë ndaj sajë si motra e Belinda Ballukut dhe ka mjaftuar  vetëm kjo dhe hapen dyert e jetës së Pamelës.

Po të bazohemi në dokumentat e depozituara në komisionin pranë Avokatit të Popullit nga ana e Zj.Pamela Qirko , mungon lista e notave të sajë  e vërtetuar kjo me aktin noterial Nr 566 Rep.

Por Pamela ka depozituar diplomën me Nr 7059 e cila na çon në zbardhjen e një krimi të kryer në sistemin e drejtësisë.

Pamela Qirko është titullare e diplomës me Nr.7059 e cila ka filluar studimet në 1996 dhe i ka përfunduar në vitin 2001 pra studimet e zj Balluku kan përfunduar për 5 vjet dhe jo për 4 vjet siç e ka patur sistemi arsimor në ato vite.

Ky fakt tregon se Pamela Qirko ose ka ngelur një vit në stazh dhe i dalin llogaritë për 5 vjet, ose Pamela Qirko ka vazhduar shkollën me korespondencë, ky fakt është i provuar.

Fakti që Pamela Qirko ka depozituar diplomën me Nr.7059 të lëshuar nga Fakulteti i Drejtësisë Tiranë  dhe jo listën e notave është e qartë se  ajo ka nota që bien në kundërshtim me  kriteret e përcaktuara në Ligjin  Nr. 84/2016 “Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe pikërisht në nenin 6  ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit pika. d) përcaktohet se  notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj.